Ngordhin 4200 rosa në Divjakë, infektohen edhe 7 punonjës të fermës  

Ngordhin 4200 rosa në Divjakë, infektohen edhe 7 punonjës të fermës  

Të paktën 4200 rosa kanë ngordhur në një fermë shpendësh në fshatin Mizë të Divjakës. Pronari i fermës dhe të gjithë punonjësit e përfshirë në groposjen e tyre janë sëmurë.  

Ardian Bakiu, pronari i fermës thotë se  fillimisht mendoi se ishte një ngordhje e zakonshme, por kur filluan të ngordhnin mbi 50 kokë në ditë njoftuan Bashkinë e Divjakës.

Të paktën 7 punëtore u infektuan  dhe simptomat e tyre ishin temperaturë e lartë deri në 40 gradë, ethe, djersitje dhe dhimbje të forta koke.

Në datën 3 qershor, pronari i fermës i ka groposur vetë 4200 rosat, i ndihmuar edhe nga bashkëfshatarët. Shërbimi veteriner ka mbërritur në fermë pas 13 ditësh për të parë situatën edhe pse kanë marrë njoftimin dy javë më parë. Ata kanë bërë zhgroposjen e tyre dhe kanë marrë kampion për analizat.

Përveç rosave, kanë ngordhur edhe pëllumbat dhe zogjtë e egër, të cilët hanin nga ushqimi i rosave. Rasti rikthen alarmin e ngritur në mars në disa pulari në Durrës, ku ngordhën një numër i madh pulash.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy