
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku babai, Zamir Meta, 36 vjeç, baba i 7 fëmijëve, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare.
Ky rast ka shkaktuar një shqetësim të madh në opinionin publik dhe ka ngritur shumë pyetje lidhur me mënyrën si mund të ndodhin abuzimet dhe si mund të parandalohen ato.
Në një analizë për programin "MCN Live", punonjësi social Klaudio Pulaha theksoi se abuzimet seksuale ndaj fëmijëve janë një temë shumë e ndjeshme dhe kërkojnë vëmendje të madhe, si nga autoritetet, ashtu edhe nga shoqëria.
Ai ka ngritur disa pyetje lidhur me këtë rast, duke u ndalur te fakti që vajza ka arritur të dalë nga shtëpia në orën 4 të mëngjesit, dhe se nuk ka pasur dyshime më herët nga ana e nënës ose e punonjësve socialë në shkollë për gjendjen e saj.
Si mundi që vajza të marrë vendim të dalë në orën 4 të mëngjesit, dhe si ndodhi që nuk kishte asnjë dyshim për këtë gjendje nga ana e nënës ose nga punonjësit socialë në shkollë?
Ky është një shqetësim që duhet hetuar më thellë.
Për të, dy mjediset kryesore ku ndodhin rastet e abuzimeve në Shqipëri janë shkolla dhe familja.
Që nga vitin 2019, vendi ka pasur një rritje të rasteve të abuzimeve, dhe ky është një shqetësim i madh për të gjithë shoqërinë.
Duhet vënë në pikëpyetje ndërhyrjet e mundshme të mëparshme.
A mund të kishim ndërhyrë më herët, duke e vënë në dyshim sjelljen e vajzës që mund të ketë qenë e dyshuar që nga mosha 5-vjeçare? Si mund të ketë shpëtuar nga vëmendja e mësuesve, psikologëve apo punonjësve socialë që janë të pranishëm në shkollë?
Një pyetje tjetër që ngre është: Si ka mundësi që nëna e vajzës nuk e ka kuptuar që diçka nuk ishte në rregull? A kishte kërkuar vajza ndihmë më herët dhe nuk ishte vënë re nga askush?
Media ka një rol të rëndësishëm në trajtimin e këtyre rasteve, por gjithashtu duhet të jetë e kujdesshme për të ruajtur privatësinë e viktimës dhe për të mos ndihmuar në thellimin e traumave të fëmijëve.
Përfundimisht, Pulaha thekson rëndësinë e një ndërhyrjeje të shpejtë dhe të kujdesshme nga ana e shërbimeve sociale dhe psikologëve edhe për fëmijët tjerë të kësaj familje.
A janë fëmijët e tjerë të sigurt në këtë familje?
Ky është një pyetje e rëndësishme dhe një situatë që kërkon një vlerësim të detajuar nga shërbimi social dhe punonjësit e fushës.



