
Për sigurinë ushqimore në vend, mënyrën se si shiten dhe plasohen materialet ushqyese në tregjet në Tiranë, u diskutua në pjesën e dytë të emisionit “Të Paekspozuarit”, nga Ylli Rakipi në MCN TV.
Drejtoresha e re e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Jeta Deda, teksa pa pamjet filmike të regjistruara nga MCN në tregjet e Tiranës, ku shihen kushte të vështira tregtimi dhe papastërtie, u shpreh se për këto duhet të tre institucionet vendore të bëjnë kontrollin e tyre.
Më vjen mirë që pamë këto pamje, e them kështu se AKU nuk është institucion që fshihet pas gishtit, të gjithë kemi përgjegjësi.
Ne jemi institucion që funksionojmë pas ligjit për ushqimin, që mund të ngrisim për të ndjekur këto raste, ato që pamë këtu, e kemi për detyrë të gjitha institucionet siç janë njësitë e qeverisjes vendore, janë policia vendore, dhe ne me një sëre trupash inspektuesish, të trea njësitë duhet të shkojmë ti ndalojmë ato.



