Spitali Infektiv në rikonstruksion, MSH njofton ku do të transferohen pacientët

Spitali Infektiv në rikonstruksion, MSH njofton ku do të transferohen pacientët

Ministria e Shëndetësisë njofton se, duke nisur nga dita e mërkurë, datë 23 mars, të gjitha urgjencat e Covid-19 do të priten në strukturën ish-urgjencës kirurgjikale në QSUT, e cila tashmë është vendosur në funksion të plotë të urgjencave Covid.

Një gjë e tillë komunikohet pasi do të bëhet rikonstruksioni i plotë i Spitalit Infektiv, i cili pritet të nisë së shpejti.

Sa i takon trajtimit të pacientëve me Covid-19, shërbimi do të ofrohet plotësisht në Spitalin Covid3 në QSUT, ku është organizuar shërbimi me stafet mjekësore, pajisjet dhe barnat e materialet mjekësore të nevojshme si dhe janë marrë të gjitha masat për çdo skenar sipas dinamikës së pandemisë përgjatë zbatimit të këtij projekti.

Ministria bën me dije se në kuadër të fuqizimit të kapaciteteve në sistemin spitalor dhe veçanërisht në përgjigje të fuqizimit të kapaciteteve për shërbimet spitalore për sëmundjet infektive dhe Planin e Masave 2021-2022 për përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19, pritet të nisë projekti i rehabilitimit dhe zgjerimit të kapaciteteve të Spitalit Infektiv në QSUT.

Spitali Covid 1 ka mbajtur peshën më të madhe të trajtimit të rasteve të pacientëve me infeksionin Sars-Cov2 gjatë pandemisë Covid-19, thotë ministria, dhe me zbatimin e këtij projekti do të filloje puna për rehabilitimin me standardet më të mira, për të garantuar një shërbim sa më cilësor për qytetarët.

Po ashtu thuhet se QSUT ka marrë të gjitha masat për organizimin e ri të shërbimit infektiv, në mënyrë që të garantohet plotësisht shërbimi për trajtimin e pacientëve me Covid-19 në strukturën spitalore Covid3.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy