Gjermania planifikon të marrë 1,500 refugjatë nga Greqia

Gjermania planifikon të marrë 1,500 refugjatë nga Greqia

Gjermania planifikon të marrë më shumë se 1500 emigrantë nga Greqia, të cilët kanë mbetur të pastrehë pas zjarrit që shkatërroi kampin Moria në ishullin e Lesbos.

Më shumë se 12,000 njerëz jetonin në kushte të vështira në kampin Moria, i cili u ndërtua për të strehuar rreth 3,000 persona. Më herët Berlini bëri me dije se do të priste rreth 400 fëmijë të pashoqëruar.

Gjermania dhe Franca i kanë nxitur vendet e tjera të Bashkimit Evropian të tregojnë më shumë solidaritet dhe thanë se zjarri në kampin e refugjatëve demonstroi nevojën e bllokut për të gjetur një përgjigje të përbashkët për çështjen e emigrantëve.

Plani gjerman për të mirëpritur 1,553 emigrantë, familje me fëmijë, nga pesë ishuj grekë u miratua së pari nga Angela Merkel dhe ministri i Brendshëm Horst Seehofer.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) i bëri thirrje BE-së të mbështesë urgjentisht strehimin dhe kujdesin e emigrantëve dhe refugjatëve të zhvendosur në Greqi dhe të percaktoje zgjidhje afatgjata të rrënjosura në solidaritetin Evropian.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, pas vizitë në ishullin e Lesbos tha se Evropa "duhet të mbështesë vendet e vijës së frontit si Greqia dhe se vendet e unionit duhet të marrin përgjegjësinë.

"Emigracioni kërkon një përgjigje evropiane. Nuk është e lehtë. Ka mendime të ndryshme në union. Nuk ka asnjë zgjidhje mrekullie kur bëhet fjalë për emigracionin. Na duhen masa koherente bazuar në vlera që na bashkojnë," theksoi Michel.

Ministria e emigracionit në Greqi njoftoi se vetëm 800 nga 12,000 azilkërkuesit në Lesbos janë strehuar në një kamp të ri të përkohshëm në ishull.

Megjithatë, shumë prej  tyre nuk pranojnë të hyjnë në strehimin e ri nga frika se nuk do të jenë në gjendje të largohen drejt vendeve të BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy