Manastirliu, inspektim në spitalin e Durrësit: Askush nuk do t'i orientojë qytetarët për barna jashtë spitalit

Manastirliu, inspektim në spitalin e Durrësit: Askush nuk do t'i orientojë qytetarët për barna jashtë spitalit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë një isnpektim të befasishëm në Durrës, ku apeloi se askush nuk duhet të orientojë qytetarët për barna jashtë spitalit.

Manastirliu ndodhej në spitalin rajonal të Durrësit, për të parë nga afër furnizimin me barna dhe shpalljen e listave transparente, ku çdo qytetar mund të shohë se çfarë barnash ka spitali.

Kjo është lista e barnave esenciale që duhet të jetë transparente në çdo spital rajonal. Nuk ka asnjë arsye me buxhetin që shpenzojnë spitalet për barna që këto të mungojnë. Pacientët duhet të dinë se barnat bazë janë të garantuara në çdo spital dhe nëse dikush i orienton për të marrë barna jashtë spitalit, kanë në dispozicion numra telefoni për të denoncuar çdo rast”, tha Manastirliu gjatë ndalesës në spitalin e Durrësit.

Lista e barnave esenciale është shpallur në çdo repart urgjence në spitale, në mënyrë që të sigurohet transparencë maksimale për barnat që disponon spitali dhe qytetarët të mos orientohen drejt farmacive private për alternativa të të njëjtave medikamente, që duhet të garantohen në çdo spital.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy