30 pacientë në terapi intensive e kanë fituar betejën me COVID-19

30 pacientë në terapi intensive e kanë fituar betejën me COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën të ditur se një 70-vjeçar nga Kruja, i cili ishte në terapi intesive është shëruar nga COVID-19.

Në një postim në Facebook, Manastirliu thotë se deri tani falë punës së stafit mjekësor të infektivit janë shëruar 30 paciente që kanë qenë në terapi intesive.

"Çdo ditë stafi mjekësor i spitalit infektiv përballet me raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19!

Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi.

Deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të Infektivit", shkruan Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy