Qeveria italiane mund të zgjasë përsëri gjendjen e jashtëzakonshme

Qeveria italiane mund të zgjasë përsëri gjendjen e jashtëzakonshme

Qeveria italiane po planifikon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në vend, e cila i mundëson asaj qeverisjen me dekret, pa pasur nevojë për miratim parlamentar.  

Mësohet se partitë opozitare e kanë kundërshtuar ashpër këtë vendim.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha se një vendim i tillë do të merret vetëm pasi të kalojë në parlament.

Italia e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në janar të këtij viti, ndërsa afati i kohëzgjatjes së saj përfundon në fund të këtij muaji.

Një ligj i vitit 1992 thotë se “ekzekutivi mund të vendosë gjendjen e jashtëzakonshme pa miratimin e parlamentit, vetëm në rast të katastrofave natyrore ose ngjarjeve të tjera të rënda, të cilat kërkojnë mjete dhe fuqi të mëdha për përballimin e tyre”.

Një periudhë e tillë zgjat deri në 12 muaj dhe më pas mund të shtyhet dhe për një vit tjetër.

Kryeministri Italian, Konte është shprehur se gjendja e jashtëzakonshme hiqet vetëm atëherë kur shteti italian mund ta përballojë vetë gjendjen.

Ai mendon se Italia ende nuk ka fuqinë për ta përballuar e vetme një situatë të tillë.

Partitë opozitare e kanë kundërshtuar Presidentin. Drejtuesi i Legas, Matteo Salvini është shprehur se nuk ka një emergjencë shëndetësore dhe kushdo që dëshiron ta quajë të tillë është një armik i Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy