Senati italian ka miratuar marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, duke garantuar të drejtat për pensionet e qytetarëve të dy vendeve.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot miratimin e marrëveshjes teksa theksoi se me tashmë asnjë vit pune nuk humbet dhe e njejta garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri”.
Më në fund. Senati italian miraton marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë.
Kjo marrëveshje garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri.
Sipas kryeministrit, marrëveshja sjell siguri dhe perspektivë të re për thuajse gjysmë milionë shqiptarë dhe 4 mijë italianë.
“Përfitime për pension pleqërie, invaliditeti, familjar, sëmundjet dhe papunësinë. Ia dolëm! Grazie Italia, grazie sorella d’Italia”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.
Tashmë i takon presidentit Sergio Mattarella ta firmosë dhe marrëveshja do të hyjë në fuqi.



