Instituti Robert Koch ka raportuar se 266 persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve të fundit në Gjermani, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2 mijë e 373 viktima si pasojë e virusit Covid-19.
Kjo shifër shënon numrin më të lartë të viktimave në Gjermani brenda një dite që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend ka arritur në 113.525, që shënon një rritje prej 5,323 rastesh në 24 orët e kaluara.
Kancelarja gjermane Angela Merkel të enjten u bëri thirrje njerëzve që të vazhdojnë të respektojnë rregullat e distancimit shoqëror gjatë Pashkëve, duke shtuar se numri i personave të infektuar nga virusi është në rënie.



