Shqipëria dhe Kosova, marrëveshje bashkëpunimi për punësimin dhe aftësimin profesional

Shqipëria dhe Kosova, marrëveshje bashkëpunimi për punësimin dhe aftësimin profesional

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që synon lehtësimin e punësimit të qytetarëve, rritjen e mobilitetit të fuqisë punëtore dhe forcimin e bashkëpunimit institucional në fushën e punësimit dhe formimit profesional.

 

Marrëveshja u firmos në Tiranë, nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare i Republikës së Kosovës, Andin Hoti. 

 

Marrëveshja krijon një kuadër të përbashkët bashkëpunimi për lehtësimin e punësimit të qytetarëve në Shqipëri dhe Kosovë, rritjen e mobilitetit të fuqisë punëtore, shkëmbimin e informacionit dhe praktikave më të mira, si dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për punësimin, aftësimin dhe formimin profesional.

 

Në fjalën e saj, ministrja Delina Ibrahimaj e cilësoi marrëveshjen një hap konkret drejt afrimit të mëtejshëm të dy vendeve në politikat e tregut të punës.

Ajo theksoi se përmes këtij bashkëpunimi do të afrohen më tej tregjet e punës të Shqipërisë dhe Kosovës, do të përmirësohen shërbimet për qytetarët dhe do të mbështeten bizneset që kanë nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar.

 

Nga ana e tij, ministri Andin Hoti tha se marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të mundësive më të mëdha për qytetarët e të dy vendeve për të përfituar nga shërbimet dhe programet në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional.

 

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në praninë e zëvendësministrave dhe përfaqësuesve të institucioneve zbatuese të Shqipërisë dhe Kosovës.

 

 Përpara nënshkrimit të marrëveshjes, delegacionet e dy vendeve zhvilluan edhe një takim dypalësh, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy