Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi ka shtuar dallgëzimin në bregdetin e Lezhës. Për rrjedhoje prej mbrëmjes së kaluar, mjetet e vogla dhe peshkarexhat nuk kanë dalë në det për të peshkuar.
Gjithashtu nga moti i keq janë krijuar dhe probleme me furnizimin me energji elektrike me disa zona për shkak të dëmtimit te linjave.
Grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë ne fshatrat ku ka probleme.



