Zgjedhjet në SHBA në 2020-n, Trump: E pranoj nominimin. Zgjedhja është mes ëndrrës amerikane dhe socializmit

Zgjedhjet në SHBA në 2020-n, Trump: E pranoj nominimin. Zgjedhja është mes ëndrrës amerikane dhe socializmit

Në ditën e katërt dhe të fundit, kongresi republikan në SHBA përfundoi në funksion të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, 2020. Në pjesën jugore të Shtëpisë së Bardhë, presidenti Donald Trump mbajti një fjalim prej rreth 60 minutash, duke rikujtuar edhe njëherë ato se çfarë janë bërë gjatë qeverisjes së tij 4-vjeçare.

Ai sulmoi demokratët dhe mbi të gjitha rivalin e tij, Joe Biden. “Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë, deklaroi Trump para 1,900 të ftuarve, ju duhet të vendosni midis ëndrrës amerikane dhe axhendës socialiste”.

Zgjedhja e votuesve amerikanë, saktësoi Trump, do të jetë “midis dy pikëpamjeve të kundërta botërore”.

“Joe Biden, vazhdoi Trump, e quajti Amerikën një vend të padrejtësive politike. Si shpresojnë të udhëheqin vendin, kur në realitet duan ta rrëzojnë. Plus, programi i Joe Biden është Made in China. Programi im është plotësisht amerikan”.

Kandidati demokrat është emërtuar “kali i Trojes i ekstremit të majtë”. Me votën tuaj, tha Trump, duke iu drejtuar të ftuarve, ju do të zgjidhni nëse ne do të mbrojmë ligjet ose do t’u japim një “Carta Bianca” anarkistëve të dhunshëm, agjitatorëve dhe kriminelëve që kërcënojnë qytetarët tanë.

Lideri i republikanëve dëshironte t’u përgjigjej demokratëve, të cilët për katër ditë në kongresin e tyre, bashkëpunuan në përplasjen e forcave të rendit me protestuesit e lëvizjes Black Lives Matter, veçanërisht pas plagosjes se afro-amerikanit Jacob Blake në Ëisconsin, duke portretizuar një Amerikë të dhunshme, jashtë kontrollit dhe e rrezikshme.  

“Ne nuk jetojmë në një vend të mbërthyer nga errësira, ne jemi pishtari i botës”, tha Trump, disa herë gjatë fjalimit të tij. “Unë e pranoj nominimin me shpresë dhe optimizëm, shtoi ai, jam gati t’i mirëpres të gjithë, demokratë, të pavarur dhe këdo që dëshiron të ndajë vlerat tona”.

Më pas, Trump u ndal rreth programit të tij: Unë do të krijoj dhjetë milionë vende pune në dhjetë muajt e ardhshëm, do të ulë taksat dhe do të rivendos ligjin në qytetet e shkatërruara nga protestat. Por mbi të gjitha, deri në fund të vitit, do t’ju jap një vaksinë kundër koronavirusit.

Një premtim ky i konfirmuar tashmë edhe nga zv/presidenti Mike Pence. Në fakt, para pandemisë, presidenti amerikan tha se gjërat po shkonin mirë në Amerikë, duke theksuar se ekonomia e vendit ishte në nivelet më të larta në histori. Ai shtoi se sot ekonomia amerikane mund të rritet përsëri, por vetëm nëse Trump do të zgjidhej president.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy