Formulari A1/A1Z/ Kushi: Maturantët mund të aplikojnë nga 7-9 korrik

Formulari A1/A1Z/ Kushi: Maturantët mund të aplikojnë nga 7-9 korrik

Maturantët të cilët ende nuk kanë aplikuar me formularin A1/A1Z, do të kenë mundësinë të plotësojnë formularin në datat 7 deri 9 korrik 2021, bëri të ditur ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi.

Ministrja, përmes një njoftimi, thotë se “pas kërkesave të shumta të të interesuarve që kanë përfunduar maturën dhe që ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë edhe një mundësi të re për të kryer këtë aplikim në datat 7 deri 9 korrik 2021”.

“Matura Shtetërore” është një shërbim elektronik, i cili mundëson aplikimin e formularëve A1 dhe A1Z. Formularin A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore.

Hapi i parë është plotësimi i formularit A1/A1Z në të cilin ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet. Formularët A1/A1Z plotësohen fillimisht online nëpërmjet portalit e-Albania dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti/kandidati.

Pas plotësimit të formularit bëhet korrigjimi i pasaktësive, sipas një formulari të dërguar në shkollë nga QSHA-ja për këtë qëllim.

Maturantët që rezultojnë kalues në të gjitha provimet pajisen me diplomë të Maturës Shtetërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy