Shtypen nga një tren mallrash 15 emigrantë në Indi

Shtypen nga një tren mallrash 15 emigrantë në Indi

Pesëmbëdhjetë migrantë kanë humbur jetën tragjikisht, pasi u shtypën nga një tren mallrash në Indi.

Mësohet se emigrantët i kishte zënë gjumi mbi shina në Aurangabad dhe më pas, treni u ka kaluar sipër.

Mediat shkruajnë se grupi prej 20 personash, ishte duke udhëtuar në këmbë nga Jalna për në Bhusaval, një distancë prej 157 kilometrash.

Katër nga pesë personat e mbijetuar janë në gjendje shoku, ndërsa personi i pestë është shtruar në spital i plagosur.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi u shpreh shumë i hidhëruar për vdekjen e tyre.

Shumë i hidhëruar nga humbja e jetëve të 15 personave, për shkak të aksidentit të rëndë hekurudhor në Aurangabad, Maharashtra. Ministri i Hekurudhave Shri Piyush Goyal, do të monitorojë nga afër situatën”, shkruajti në Twitter, Modi.

Policia vendase ka bërë me dije se emigrantët mund të kenë menduar se si pasojë e situatës së koronavirusit, trenat nuk qarkullonin më.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy