Dhimitër Kraja kthehet në detyrë pasi u shërua nga Covid-19

Dhimitër Kraja kthehet në detyrë pasi u shërua nga Covid-19

Mjeku Dhimitër Kraja, i cili u diagnostikua ditë më parë me Covid-19, teksa kujdesej për pacientët, pas shërimit është rikthyer përsëri në detyrë.

Gjatë shërbimit të tij ai u infektua nga kjo sëmundje dhe ekipi mjekësor e ndihmuan atë të kalonte këtë situatë.

Në datën 4 prill ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu ndau lajmin e mirë që doktor Kraja ishte shëruar.

Kraja ishte ndër mjekët e parë që i’u përgjigj thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Dr.Luli” u rikthye nga pensioni në spitalin Infektiv për të ndihmuar mjekët në kurimin e personave të infektuar me Covid-19.

Profesor Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv. Dr.Luli siç e thërrasin të gjithë, pas 48 vitesh punë, është përgjigjur i pari thirrjes për t’u kthyer në shërbim, për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këtë ditë të vështira”, shkruan në Facebook, ministrja Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy