Deda: Vjeshta, koha ideale për trajtimet rigjeneruese të lëkurës (VIDEO)

Deda: Vjeshta, koha ideale për trajtimet rigjeneruese të lëkurës (VIDEO)

Stina e re sjell mundësi të reja për trajtimin e lëkurës. Në studion e MCN Informacion, dermatologia Fabiana Deda tha se vjeshta është momenti ideal për një sërë trajtimesh si mezoterapitë, peeling, lazer e të tjerë. Në mënyrë të veçantë, ajo rekomandoi trajtimet që nxisin lëkurën të rigjenerohet vetë. 

 

Është nevoja ta përdorim kremin e lëkurës në të gjitha zonat e ekspozuara të lëkurës. Duke qenë se jemi një vend me diell, duhet patjetër një mbrojtje, të paktën 30, gjatë gjithë vitit. 

 

Trajtimet që konsistojnë në hidratimin e thellë të lëkurës janë të nevojshme. Skinbooster-at janë ideale për këtë sezon. Ky është trajtimi më i shëndetshëm për lëkurën në këtë periudhë. 

 

Gjatë verës nuk bëhen lazerat në mënyrë absolute, ndaj ato janë të rekomandueshme në këtë sezon. 

 

Problematikat që vijnë pas verës janë kryesisht infeksionet mykotike, dermatitet etj. Me uljen e temperaturave krijohet aktivizimi i sëmundjeve akute kronike. Janë të shpeshta në moshat madhore. Por në këtë periudhë dermatitet shfaqen edhe te bebet. Ndaj duhen larës të butë dhe hidratim pas dushit me kremrat e posaçëm. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy