Dita Botërore e Zemrës/ MSH: Mos neglizhoni kontrollet midis moshës 40-50 vjeç

Dita Botërore e Zemrës/ MSH: Mos neglizhoni kontrollet midis moshës 40-50 vjeç

Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit, në datën 29 shtator, ka për qëllim informimin e popullatës për faktorët që ndikojnë në paraqitjen e sëmundjeve të zemrës, si dhe masat parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e këtyre sëmundjeve.

Në Ditën Botërore të Zemrës, edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, apelon qytetarët ti drejtohen spitaleve për të kryer kontrollin e zemrës.

Përmes mesazhit të prof. asc. dr. Altin Veshti, shefit të Shërbimit të Kardiokirurgjisë, postuar nga ministrja Albana Koçiu, ai flet për rëndësinë e shëndetit të zemrës, duke iu drejtuar një thirrje të gjithëve për të mos neglizhuar kontrollet për zemrën me qëllim parandalimin dhe zbulimin në kohë të problemeve shëndetësore.

Doktor Altin Veshti thotë se të gjithë qytetarët, në moshën 40-50 vjeç duhet të kenë kryer të paktën një herë një kontroll të zemrës.

Çdo qytetar duhet të ketë bërë një vizitë midis moshës 40-50 vjeç. Mirë do të ishte të bënte vizitë edhe më herët, pasi shikojmë ulje të pacientëve me probleme të zemrës.

Nuk dua të dëgjoj njeri që arrin në moshën 70-vjeçare dhe thotë me krenari që kurrë nuk kam bërë një vizitë.

Ekzistojnë të gjitha mundësitë në spitalet shtetërore për të bërë një vizitë për zemrën. Ka kardiologë në të gjitha spitalet nga veriu në jug. Çdo marrje fryme, dhimbje gjoksi mbi 45 vjeç duhet marrë seriozisht dhe duhen bërë vizita.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy