Gjuha e urrejtjes është evindetuar si një nga format më shqetësuese në konferencën për menaxhimin e rasteve më sfond fetar në konferencën e mbajtur këtë të martë nga komisioneri për diskriminim.
Pedagogë dhe pjesëtarë të komuniteteve fetare vunë në pah më së shumti diskriminimin ndaj afganëve. Elvin Luku pedagog tregon se diskriminimi filloi që nga cilësimi si njerëz taleban dhe të rrezikshëm.
Një tjetër diskriminim sipas Lukut ka qenë dhe deklarata e ish ministrit të brendshëm Dritan Demiraj i cili tha se në mesin e afganëve mund të ketë dhe përdhunues. Edhe në mediat online nuk ka munguar gjuha denigruse.



