
Instituti i Gjeoshkencave jep parashikimin lidhur me motin në vend gjatë dy ditëve të fundjavës.
Sot pasdite, e shtunë 25 qershor dhe nesër e diel 26 qershor, priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta në të gjitha qarqet.
Ditën e diel temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 21 / 31 °C, në vendet e ulëta: 19 / 33 °C dhe në vendet malore: 14 / 29 °C
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.



