Koronavirusi/ Trump e pranon: E dija rrezikshmërinë, por s’doja të hapja panik

Koronavirusi/ Trump e pranon: E dija rrezikshmërinë, por s’doja të hapja panik

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e dinte se Covid-19 ishte më vdekjeprurës sesa gripi para se virusi të godiste vendin, por nuk donte që njerëzit të ndjeheshin të frikësuar.

Një fakt i tillë është pretenduar në librin më të fundit të publikuar nga Bob Woodward, i cili zbuloi skandalin “Watergate” dhe është një nga gazetarët më të respektuar në SHBA.

Ai e intervistoi 18 herë nga dhjetori në korrik dhe gjatë një prej intervistave ky i fundit citohet të ketë thënë se virusi ishte “vdekjeprurës” para se të konfirmohej vdekja e parë në SHBA.

Duke iu përgjigjur gazetarit, Trump tha se donte të shmangte panikun në publik.

Presidenti e pranoi se dinte më shumë për ashpërsinë e virusit se sa kishte treguar publikisht.

Më 28 janar, gjatë një konference në Zyrën Ovale, Trump u informua për ashpërsinë e epidemisë, por në javët në vijim ai minimizoi qëllimisht rreziqet vdekjeprurëse të Covid.

Dhjetë ditë më vonë, Presidenti i rrëfeu reporterit Bob Woodward se situata ishte shumë më serioze, sesa ajo që përshkruante ai publikisht.

Ju merrni frymë, thithni ajër dhe virusi futet brenda jush. Është diçka shumë delikate dhe është shumë më vdekjeprurës se gripi”, i tha Trump, gazetarit.

Ky është një virus vdekjeprurës”, do të përsëriste ai gjatë telefonatës.

Përgjatë atyre ditëve dhe në vazhdim, Trump deklaroi se koronavirusi nuk ishte më i keq se një grip sezonal, duke parashikuar që së shpejti do të zhduket.

Më 19 mars, në një telefonatë tjetër, Trump i pranoi Woodwardit se ai “gjithmonë u mundua të zvogëlonte” kërcënimin.

Megjithatë, Woodward shkruan në libër se ekzistojnë edhe shumë gjykime të ashpëra për Trump nga shumë ish-zyrtarë të sigurisë.

Ish-shefi i Pentagonit, James Mattis e quan atë “të rrezikshëm” dhe “të papërshtatshëm” për të qenë komandant i përgjithshëm.

Nga ana tjetër, ish-shefi i Inteligjencës Kombëtare Dan Coats, shkruan Woodward “vazhdon të kultiviojë idenë edhe pse nuk mbështetet në prova, se Putin ka diçka për Trump. Pasi nuk ekziston asnjë shpjegim tjetër për të kuptuar sjelljen e Presidentit. Coats nuk është në gjendje të japë shpjegime të tjera”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy