Në Itali është zbuluar një kostum polifenil eteri për të mbrojtur admiruesit e jetës së natës nga koronavirusi.
Kostumi, i quajtur “Micrashell” u krijua nga Studio Club në Los Angjelos, me qendër në Spanjë dhe i lejon njerëzit të mblidhen e të festojnë në siguri totale pa frikën se mund të infektohen nga njëri-tjetri.
Në mesin e “pajisjeve” të pranishme ekziston edhe një sistem furnizimi me pije, folës të integruar, mundësia e hyrjes në smartphone, kamera e sigurisë, komunikues zëri dhe një kokore me frymë.
Sipas kësaj studioje do të ekzistonte edhe mundësia për të bërë seks pa e hequr kostumin.
“Në kohën kur virusi ka shkatërruar ekonomikisht kompanitë muzikore, aktivitetet e të gjitha llojeve, eventet live dhe jetën e natës, studio ka zgjeruar burimet e saj krijuese për të hartuar një pajisje mbrojtëse që mund të përdoret për të mbledhur njerëzit dhe për të rigjallëruar një mjedis që po shkatërrohet”, thanë dizanjuesit.
Ata menduan të projektojnë një kostum që t’mos ngjasonte me një trillim shkencor, por të ishte i përshtatshëm dhe i pranueshëm.
Dizanjuesit morën sugjerime për projektimin e këtij kostumi nga markat e njohura si Nike Lab dhe Ambush Design, por edhe nga stilistë të tillë si Yohuji Yamamoto.



