Ish-deputetja Nora Malaj flet për teorinë e psiko-vampirëve duke thënë se kur kreu disa studime të teorive pozitive dhe konstatoi se në analizën që bën njeriu me veten ka shtresëzime të energjisë pozitive dhe negative. Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, deklaroi se për të rregulluar ekuilibrat duhet shumë punë, por se kjo nuk mund të realizohet në moshë të madhe, por se gjithçka lidhet me partneritetet që ndeshen në jetë. “Kur merr energjinë dhe sinjalin e mirë e trajton në mënyrë pozitive. Shpesh na ndodh në jetë që të jemi në vendin e gabuar, në momentin e gabuar dhe në situatën e gabuar. Janë disa kategori kur njerëzit bëhen grabitësit e energjisë pozitive dhe të japin energjinë negative që transmetojnë në momente të caktuar dhe situata të caktuara. Kjo ndodh me ata njerëz që janë shumë të dashuruar me veten, teoria e narcizmit. Njerëzit narcizian nuk pranojnë që ti të jesh më i mirë se unë. Nëse ke një shef që është narcist është hall i madh, se nuk të lë të ecësh përpara, se ai mendon se është më i miri. Një nga problemet e dala në administratë janë shefat që ne i quajmë gjithologët dhe nuk pranojnë se ti diçka më shumë se sa unë.”



