
Çekia ka raportuar një numër të lartë të personave të prekur me Covid-19. Në 24 orët e fundit, vendi ka shënuar 2.394 raste të reja me COVID.
Mësohet se numri i të infektuarve me koronavirus është dyfishuar gjatë muajit shtator, duke regjistruar shkallën e dytë më të shpejtë të përhapjes së virusit në Europë, pas Spanjës.
Nga muaji mars në Çeki janë regjistruar 53.158 raste të reja.
Autoritetet kanë rivendosur disa masa për të parandaluar përhapjen e virusit, duke përfshirë mbajtjen e maskës dhe, nga e enjta (23 shtator), kufizime më të rrepta në orët e punës për baret dhe restorantet.
Më 21 shtator, ministri i Shëndetësisë në Republikën Çeke, Adam Vojtech, tha se ka dorëzuar dorëheqjen e tij te kryeministri Andrej Babis.
Dorëheqja erdhi pas kritikave të shumta për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit në Çeki.
Kujtojmë se numri i personave të prekur nga virusi Covid-19 është rritur në të gjithë botën. Shumë shtete po raportojnë për rekorde rastesh të jera, duke shtuar frikën për rikthimin e masave kufizuese.



