Kina shënon një rritje të lehtë të rasteve me Covid-19

Kina shënon një rritje të lehtë të rasteve me Covid-19

Kina ka raportuar një rritje të lehtë gjatë 24 orëve të fundit të personave të prekur nga Covid-19.

Lajmi është publikuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, i cili deklaroi se 46 persona u diagnostikuan së fundmi me koronavirus, 42 prej të cilëve ishin raste të importuara nga jashtë, pas hapjes së kufijve.

Sipas tyre, pjesa më e madhe e të infektuarve gjatë këtyre ditëve në Kinë janë raste të importuara dhe asimptomatikë.

Në deklaratën për shtyp komisioni shton se situata më problematike raportohet në provincën Heilogjiang, ku u konfirmuan disa raste të reja me Covid-19, të gjithë janë shtetas kinezë që hyjnë nga Rusia.

Në këtë provincë vetëm ditën e fundit hynë 22 persona të infektuar nga fqinji rus.

Aktualisht numri i personave të infektuar në Kinë ka shkuar në 81 953, ndërsa regjistrohen 3339 viktima.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy