Dita e djeshme dhe orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë risjellë reshjet e dëborës në zonën e Korçës.
Gazetarja Elsa Xhindole raportoi për “MCN Live” se dëbora ka shkuar 5 centimetër.
Ka pasur reshje me intensitet të ulëta, ndërsa në qytetet përreth ka pasur vetëm reshje shiu, firmat kontraktorë ndodhen në terren.
Reshje ka pasur dhe në tunelet e Qafë Plloçës. Situatë shqetësuese duket për fermerët sa i takon të mbjellave të tyre, ku temperaturat e ulëta vjet i dëmtuan në masën 40%.
Kemi një ulje goxha të ndjeshme të temperaturave në -1 gradë celcius. Mund të themi se është kthyer dimri.



