Xhadat/ Sinjalistika horizontale në Tiranë është në shkelje të rregullores së Kodit Rrugor, konkretisht të nenit 79/6.

Xhadat/ Sinjalistika horizontale në Tiranë është në shkelje të rregullores së Kodit Rrugor, konkretisht të nenit 79/6.

Në zonat urbane, Kodi Rrugor përcakton shumë qartë kriteret për vendosjen e sinjalistikës rrugore. Ai përcakton edhe vlera numerike të sakta për lartësinë e tabelave dhe të sinjalistikës horizontale. Lartësia e detyrueshme prej 220 cm për tabelat nuk është respektuar.

 

Ndërkohë, emisioni “Xhadat” ka zhvilluar një vëzhgim në rrugët dhe rrugicat e Tiranës, ku ka konstatuar se një pjesë shumë e madhe e tabelave janë në kundërshtim me Kodin Rrugor.

 

Për këtë çështje, ne iu drejtuam një eksperti të qarkullimit rrugor, i cili bëri me dije se kjo jo vetëm përbën shkelje të Kodit Rrugor, por është edhe një nga arsyet kryesore të aksidenteve rrugore me pasojë vdekje për drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët.

 

Gazetari Bledi Naska iu referua lartësisë së tabelave duke e krahasuar me gjatësinë e trupit të tij prej 181 cm.

 

Sipas nenit 166, pika 9, të rregullores së Kodit Rrugor, edhe semaforët në qendrat urbane rezultojnë në shkelje. Kodi detyron pronarin e rrugës që lartësia e tyre të jetë jo më poshtë se 2 metra dhe jo më lart se 3 metra. Megjithatë, edhe kjo dispozitë është shkelur, pasi semaforët në kryqëzimet e Tiranës janë vendosur në lartësi shumë të ulët. Kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit dhe zona e Brylit rezultojnë ndër më problematiket për sa i përket semaforëve.

 

Specialisti Gëzim Hoxha, ekspert për aksidentet rrugore, shprehet se:

 

“Ka një problem të madh për sa i përket sinjalistikës. Pronari i sinjalistikës në Tiranë është Bashkia e Tiranës, e cila nuk e ka përmbushur misionin për të cilin është votuar. Kjo përbën rrezik për përdoruesit e automjeteve dhe këmbësorët. Ka qenë problem edhe për shumë turistë. Është një nga arsyet pse ndodhin aksidente me pasoja të rënda dhe madje me vdekje.”

 

“Xhadat” iu drejtua Bashkisë së Tiranës për të marrë një përgjigje, pasi Bashkia e Tiranës është enti pronar i rrugës. Neni 55, pika 1, detyron entin pronar të rrugës që të kontrollojë dhe të korrigjojë këtë problematikë.

 

Në recepsionin e bashkisë, gazetarit Bledi Naska iu dha numri i zëdhënësit. Ai e telefonoi, por numri rezultoi i mbyllur.

 

Më pas, “Xhadat” i dërgoi edhe një email zyrtar Bashkisë së Tiranës, ku kërkonte informacion lidhur me konstatimet e bëra nga emisioni ynë.

 

A ka grupe apo struktura që konstatojnë këto dhe shkelje të tjera?


Dhe a do të merren masa konkrete për ndërhyrjen dhe korrigjimin e kësaj problematike?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy