Një ditë pas nisjes së vitit shkollor, prindër dhe nxënës të shkollës në Porto Romano kanë bllokuar rrugën hyrëse në shkollë, duke kërkuar rikthimin e autobusit që dërgonte fëmijët në shkollën pritëse në Spitallë. Ata kërkojnë që shërbimi të rikthehet menjëherë.



