Masa ajrore të ftohta dhe reshje, parashikimi i motit nga e hëna në të premte

Masa ajrore të ftohta dhe reshje, parashikimi i motit nga e hëna në të premte

Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht në ditët e hënë, e martë. Më pas në mesjavë pritet të kemi kalim fronti të ftohtë me masa ajrore të lagështa.

Më konkretisht për ditët e hënë e martë e pjesërisht e mërkurë moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Ndërsa nga mesjava e në vazhdim ku pritet dhe kalimi i frontit të ftohë, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura të cilat pritet të shoqërohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e hera-herës deri mesatar.

Në relievet malore në lartësi mbi 600-700 metër reshje bore me intensitet të ulët ndërsa në Alpe e male me intensitet deri mesatar si dhe rënie të temperaturave.

Era për ditët e hënë, e enjte, e premte pritet të fryjë nga e kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të jetë intensive 10-14m/sek.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy