“Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”/ Veliaj dhe Soreca: Ta kthejmë në kartolinën më të bukur për Shqipërinë!

“Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”/ Veliaj dhe Soreca: Ta kthejmë në kartolinën më të bukur për Shqipërinë!

Në kuadër të aktiviteteve “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, zhvilluan një takim me një grup të rinjsh në vend.

Ambasadori Soreca, shprehu gadishmërinë e Bashkimit Europian për të mbështutur nismat që burojnë nga iniciativa rinore, të cilat, siç u shpreh ai, janë inkurajuar prej tij personalisht me të ardhur në krye të delegacionit të BE.

“Të rinjtë dhe fuqizimi i rolit të tyre ka qenë një nga detyrat e mia kryesore që prej fillimit. E kemi nisur që prej 2019-ës me “Javën e Europës”, në të parën “Javë të Europës” për mua. Unë pata kurajon që të bind të gjitha institucionet e larta në “Pallatin e Brigadave” dhe i mbajta ata për 25 minuta duke u folur për fuqinë e të rinjve. Ky ishte fillimi i një udhëtimi ku zyra që unë përfaqësoj, Delegacioni i BE, ka qenë jashtëzakonisht pranë problemeve të tyre. Ndaj, kur Erioni më ftoi, më lumturoi shumë dhe që nga ai moment i sigurova gatishmërinë për të bashkëpunuar. Ne jemi gati t’ju ndihmojmë që të kemi sa më shumë evente që të jetë e mundur,” u shpreh ambasadori Luigi Soreca.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj, ashtu sikurse dhe Soreca u bënë thirrje të rinjve të aktivizohen për këtë ngjarje të rëndësishme që zgjat 365 ditët e vitit të ardhshëm dhe do ta kthejë metropolin shqiptar në epiqendrën e të rinjve të Europës.

Ai gjithashtu apeloi për ta kthyer këtë vit në një kartolinë të bukur për Shqipërinë dhe për turizmin shqiptar.

“Jam i lumtur që Tirana është Kryeqyteti i parë i Rinisë që e ka të gjithë vitin e hapur pas pandemisë. Kemi planifikuar rreth 1000 aktivitete, por jam i sigurt që edhe 1000 të tjera mund të shtohen si pjesë e kalendarit. E shohim këtë edhe si një mundësi fantastike dhe si një kartolinë për Shqipërinë. Shqipëria është sot një nga vendet më të sigurta, më mendjehapura, një nga vendet që ka kaluar 30 vite të vështira të tranzicionit, por ka bërë një kapërcim galopant. Ndaj duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht. Është vetëm çështje kohe derisa frenat e këtij vendi të jenë në duart e djemve dhe vajzave që janë këtu, apo atyre që do përfshihen në këtë vit fantastik,” theksoi Veliaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy