Greqia me rregulla më të forta për përdorimin e maskave

Greqia me rregulla më të forta për përdorimin e maskave

Zv/ministri grek i Mbrojtjes Civile dhe Administrimit të Krizave, Nikos Hardalias është shprehur se qytetarët grekë duhet të mësohen që të jetojnë me maska mbrojtëse.

Hardalias theksoi se qytetarët janë të detyruar të vendosin maskë në ambiente të mbyllura publike ose në rast të kundërt ata do të gjobiten me një shumë prej 150 euro.

“Ne do të duhet të mësohemi të jetojmë me përdorimin e maskave”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Zv/ministri sqaroi se nga e mërkura do të kërkohet vendosja e maskave edhe para hyrjes së dyqaneve, në institucione të shërbimeve publike, banka, ndërtesa të bashkive, parukeri apo qendra estetike.

Në Greqi maskat mbrojtëse ishin të detyrueshme në transportin publik, taksi, supermarkete, spitale, qendra shëndetësore, ashensorë, avionë, gjithashtu maskat ishin të detyrueshme edhe për personelin e shërbimit në restorante, kafene dhe lokale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy