Zjarri në landfillin e mbetjeve Vlorë, Gunbardhi: Situatë e përsëritur në 20 vjet, mungon vullneti për zgjidhje

Zjarri në landfillin e mbetjeve Vlorë, Gunbardhi: Situatë e përsëritur në 20 vjet, mungon vullneti për zgjidhje

Geron Gunbardhi, anëtar i Këshillit Bashkiak të opozitës në Bashkinë e Vlorës ngre shqetësim për zjarrin e përsëritur në landfillin e mbetjeve në Vlorë.

Ai shpreh shqetësim për faktin se banorët që jetojnë ngjitur me landfillin, kutitë e votimit dolën mbi 80% për Partinë Socialiste, duke thënë se këtyre banorëve nëse do iu vinte keq për familjen, për shëndetin, për vdekjet e vazhdueshme dhe shtrimet në spital, minimumi në respekt të vetes do votonin për një qeveri më të mirë. 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se mund të jenë mësuar me këtë lloj tymi, por ngriti pikëpyetje se çfarë faji ka pjesa tjetër e qytetit dhe ata që kanë ngritur shqetësimin në çdo mbledhje të këshillit bashkiak në kërkim të fajtorit. 

Sipas tij, është një situatë e përsëritur në 20 vjet dhe mungon vullneti për zgjidhje.

Kutitë e votimit pranë landfillit dolën 80% në favor të PS. Të kesh shtëpinë afër në 20 vjet dhe të kesh aq shumë vdekje aq shumë shtrime në spital... ndoshta janë mësuar me këtë lloj tymi. Mua më vjen keq për imazhin e qytetit. 

Këta janë mësuar vetëm të bëjnë keq dhe ta boshatisin. Vendimi i fundit ishte marrja e vilave qeveritare, që nuk u bë as në kohën e Enver Hoxhës. Këta e bëjnë me një VKM.  Që mbledhjen e parë të kryetarit të ri të bashkisë zoti Dredha ne si opozitë e kemi ngritur këtë shqetësim, se me çeljen e sezonit turistik, ndodhin dhe katastrofa të tilla.  

Ne si opozitë kemi bërë propozime konkrete me shkrim dhe në fund kemi bashkua votat dhe me PS. Kemi propozuar të ketë kamera 24 orë në landfill. Të vihen minimumi 4 roje që mos të ketë zjarrvënie të qëllimshme.

 Kemi bërë kallëzim penal në polici, në Prokurori. Ka mungesë tenderi dhe burimesh njerëzore se burimet njerëzore që marrin rrogën në bashkinë e Vlorës, janë ose jashtë shtetit ose në plazh. 

Ndërsa njerëzit që punojnë në bashkinë e Vlorës, ata pak punëtorë që janë punojnë tamam dhe kemi propozuar t’iu ngrihen rrogat pasi e meritojnë. Ndërsa militantët dhe patronazhistët nuk i kemi gjetur asnjëherë. 

Nuk e dimë ku janë këta 1600 punonjës të bashkisë Vlorë, që nuk ruajnë dot një vend mos t’i vihet zjarri. Kryetari i bashkisë ka ruajtur vetëm një fjalim dhe i ndërron veç datën dhe thotë që nuk do ndodhë më. mungon një tender dhe dëshira për të dhënë zgjidhje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy