Shërbimi elektronik në e-Albania/ Shqipëria gati me “pasaportën e vaksinimit”

Shërbimi elektronik në e-Albania/ Shqipëria gati me “pasaportën e vaksinimit”

Për të gjithë personat që tashmë kanë kryer vaksinimin antiCovid, përkatësisht të dy dozat e vaksinimit, Shqipëria ka bërë gati “Pasaportën e vaksinimit Covid-19”.

Mësohet se personat që duan të marrin “pasaportën” pasi janë vaksinuar kundër koronavirusit mund të futen në e-Albania.

Fillimisht duhet të identifikohesh si qytetar dhe më pas të zgjidhni shërbimin “pasaportë vaksinimi Covid-19”, duke klikuar mbi dokumentin.

Ky shërbim ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për covid-19 me kodin unik.

Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy