
Dean Çelaj, është shqiptari që është renditur në listën e Forbes mes 30 njerëzve më të suksesshëm dhe me influencë ndërkombëtare nën 30 vjeç gjatë vitit 2022. Çelaj është krijues i shumë projekteve teknologjike ndërkombëtare në bashkëpunim me universitetin e Harvardit.
Ai themeloi platformën “Akademi.al” në vitin 2019, në një përpjekje për të përmirësuar sistemin arsimor në Shqipëri.
“Gjithashtu, Çelaj nënshkroi kontrata me qeverinë shqiptare, kosovare dhe të Maqedonisë së Veriut që “Akademi.al” të bëhet platforma zyrtare e mësimit në distance në periudhën kur pandemia e Covid goditi botën për herë të parë në 2020-ën”, shkruan Forbes.
Dean Çelaj është duke ndjekur masterin në Universitetin e Harvardit ku po punon në projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë, bashkëpunëtor i platformave studimore me pedagogët e Harvardit.



