Mungesa e kërkesës ka bërë që të ulet importi i luleve. Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave tregojnë se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë në muajt janar dhe shkurt, importi i luleve ka rënë me 30%. Shitësit shpjegojnë se lulet blihen vetëm me raste festash.



