Pse s’duhet të përdorni hashash gjatë pandemisë

Pse s’duhet të përdorni hashash gjatë pandemisë

Nëse jeni duke pirë një cigare cannabis për të lehtësuar stresin gjatë izolimit nga koronavirusi, ekspertët ju këshillojnë ta mendoni dy herë.

Pirja e cigareve me cannabis mund të rrisë rrezikun për komplikime më të rënda nga Covid-19, duke ju bërë më të rrezikuar nga pandemia.

Një prej tyre është Dr.Albert Rizzo, ekspert i Shoqatës Amerikane të Mushkërive, i cili thekson se canabisi shkakton një lloj inflamacioni në rrugët e frymëmarrjes, një simptomë shumë e ngjashme me bronkitin, por më e rëndë se pirja e duhanit.

Sipas tij, nëse keni inflamacion në rrugët e frymëmarrjes dhe prekeni nga koronavirusi, mundësitë për të pasur komplikacione të rënda janë të mëdha.

Për zëdhënësin e Shoqatës Amerikane të Mushkërive, Mitchell Glass, gjëja e fundit që duhet të bëjë një person gjatë kësaj periudhe është shmangia e çdo lloj indikacioni që mund të ngatërrojë mjekët gjatë diagnostikimit të simptomave për Covid-19.

Pasi Covid-19 është një sëmundje pulmonare, tha Glass, dhe shumë prej mjekëve do të ngatërrohen pasi do mendojnë se aparati i frymëmarrjes është bllokuar nga cannabis dhe jo për shkak të infeksionit Covid-19.

Ai mendon se është shumë e rëndësishme që mjekët të bëjnë një vlerësim të shpejtë dhe të saktë me atë se çfarë po ndodh tek një pacient.

“Duke qenë se kolla e thatë është një nga shenjat kryesore të Covid-19, përdorimi i canabisit imiton simptomat e koronavirusit, duke e bërë më të vështirë gjetjen e diagnozës”, tha Glass.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy