Vaksinat ofrojnë mbrojtje të fortë, një vit nga dy dozat fillestare, thotë shkencëtarja që krijoi vaksinën e Oksfordit AstraZeneca.
Profesoresha Dame Sarah Gilbert tha për BBC se ofrimi i një doze të tretë përforcuese për miliona njerëz ishte "një vendim kompleks".
Dhe ajo bëri thirrje që të licencohen për përdorim më shumë vaksina për të rritur furnizimet.
Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) tha se një dozë e tretë duhet t'u jepet vetëm njerëzve me sistem imunitar të dobët, i cili përbën deri në gjysmë milioni njerëz në Mbretërinë e Bashkuar.
Por ende nuk është vendosur nëse nevojiten doza përforcuese për të rritur mbrojtjen te njerëzit që janë më të rrezikuar nga Covid-19.
Mbretëria e Bashkuar raportoi një 37,622 raste të tjera me koronavirusi dhe 147 viktima nga Covid-19 të premten.
Gilbert, tha se nuk kishte shenja të dobësimit të imunitetit në provat e vazhdueshme të vaksinës, të cilat filluan në prill të 2020.
Testet e gjakut tek vullnetarët të cilët ishin vaksinuar më shumë se një vit më parë, treguan se kishin ende shenja të mbrojtjes.



