Protesta e minatorëve të Spaçit në Mirditë ka hyrë në ditën e 17-të, por kompania “TETE” ende nuk ka dhënë asnjë reagim ndaj kërkesave të tyre.
Pavarësisht kësaj, minatorët janë të vendosur të mos tërhiqen dhe të vazhdojnë grevën deri në marrjen e një përgjigjeje.
Madje ata paralajmërojnë përshkallëzim të mundshëm të protestës nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.



