Kisha Katolike në Shqipëri të dielën më 16 nëntor në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, do të shpallen të Lumë shërbëtorët e Hyjit Atë Luigj Paliq dhe Don Gjon Gazulli.
Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Kishës Katolike të Shqipërisë, në një komunikim për “MCN live”, e quan moment historik lumnimin e dy figurave nga Ati i Shenjtë, Papa Françeskut, të cilët i bashkohen kësisoj numrit të 38 martirëve fetar shqiptar, të cilët tashmë njihen dhe përkujtohen nga Kisha Katolike Universale.
Përpara disa viteve ishim dëshmitar se si persona të përkushtuar laik ishim dëshmitar se si 38 martirë u vranë e u pushkatuan në Shqipëri gjatë komunizmit, u ngritën në altarin e Kishës duke u shpall nga Kisha Universale në tërë botës si të’ Lumtun’ dhe duke e pasur atë përkujtimin liturgjik dhe mirënjohjen e veçantë të mbarë Kishës.
E njëjta gjë do të ndodh me Atë Luigj Paliq dhe Don Gjon Gazulli të cilët nga Vatikani, nga Papa Franceksu, u shpallën të Lumë, u ngritën në altarin e shenjtërisë, duke ecur në 40 numrin e atyre shqiptarëve të cilët të vrarë e të sakrifikuar për liri, për besimin e tyre në Zot, dhe dëshminë ë tyre ndaj fesë, tashmë njihen në një status më global, siç është Kisha Katolike Universale.
Këto dy figura do nderohen me 16 nëntor dhe duk mos pas mundësi që të vijë personalisht Ati i Shenjtë, e ka emëruar një të posaçëm për kremtimin e këtij shërbimi, siç është Marcelo Semeraro, Kardinali ministër i Kongregatës për Shenjtërit, i cili do të jetë në Shkodër së bashku me dhjetëra kardinal të tjerë, një numër të madh ipeshkvish nga Kroacia, Italia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bosnja.
Pra, atë ditë Shkodra do jetë një kryeqendra e Kishës katolike proi do të jetë edhe një fraksion i mbarë Kishës Universale sepse të dielën e pas, Papa Francesku në lutjen e tij do ti përmend këtë dy të Lumë.
Është një moment dhe fraksion shumë i veçantë edhe historik do thoja.
Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Kishës Katolike të Shqipërisë, zbulon faktin se pse këto dy figura të nderuar të fesë dhe jo vetëm, janë në një stad krahasimi me figurën e shenjtë të Nënë Terezës.
Të gjithë jemi dëshmitar kur kujtojmë vitin 2002 kur Nënë Tereza u shpall e Lumtur, dhe në një fare mënyre të gjithëve na pushtoi një ndjenë krenarie, dhe për këtë figurë universale ja dhuroj botës.
Këto dy persona shkojnë në të njëjtin stad siç ishte Nënë Tereza në vitin 2002, u shpallën të Lumë dhe kemi të bëjmë me dy persona të cilët në një farë mënyrë i dhurohen nga Shqipëria, nga një vend shume i vogël por komb i madh, i dhuron mbarë Kishës Universale.



