Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Tiranë ka bllokuar 5 ton djathë Gouda dhe 944 kilgramë fileto pule, të firmës “Tona”.
Mësohet se AKU ka zbuluar se këto produkte nuk ishin të pajisura me etiketa të gjuhës shqipe.
Subjekti “Tona alb shpk” është gjobitur për veprime në kundërshtim me kërkesat e etiketimit dhe të gjurmueshmërisë.



