Kinë/ 80 milionë njerëz mbeten të papunë

Kinë/ 80 milionë njerëz mbeten të papunë

Pandemia e koronavirusit ka dëmtuar ekonominë kineze, e dyta në botë, duke lënë miliona njerëz të papunë.

CNN Business, duke përdorur të dhënat e qeverisë, raporton se më shumë se 27 milionë njerëz kanë mbetur të papunë.

Edhe pse numri i saktë i papunësisë në Kinë është shumë e vështirë për t’u zbuluar, pasi të dhënat nga Pekini janë të paqarta.

Ëilly Lam, profesor i Qendrës së Studimeve në Kinë në Universitetin e Hong Kongut, tha se papunësia në Kinë seriozisht po nënvlerësohet.

Lam mendon se mund të konsiderohet e pazakontë për autoritetet kineze të raportojnë të dhëna të sakta mbi numrin real të papunësisë.

Duke pasur parasysh se qeveria shpesh i zbut shifrat, situata e vërtetë duhet të jetë shumë më e keqe”, tha ai.

Pekini nuk i përfshin në statistikat e papunësisë në vend banorët e zonave rurale dhe 290 milionë punëtorët emigrant që punojnë në sektorin e ndërtimit, prodhimin dhe në aktivitetet e tjera me pagesë të ulët, por me rëndësi jetike.  

Për Zhang Bin, ekonomist në Akademinë Kineze të Shkencave Sociale, mendon se nëse përfshihen këta emigrantë dhe banorët e zonave rurale, numri i papunësisë në vend do të shkonte në rreth 80 milionë persona që mund të kenë humbur vendet e punës në fund të muajit mars.

Ekonomistët e Societe Generale mendojnë se situata në Kinë është më e nderë se kaq, pasi rreth 10% e qytetarëve që supozohet të jenë të punësuar, në të vërtetë janë të papunë.

Megjithatë, Ministria e Tregtisë nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me saktësinë e shifrave të komunikuara, por gjatë një konference në muajin e kaluar, një specialist i Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës pranoi se tregu i punës në vend ishte nën një presion të madh, pavarësisht se ai këmbënguli se punësimi në rang kombëtar ishte i “qëndrueshëm”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy