Regjistrimet online për klasën e parë dhe të dhjetë vijojnë deri më 31 korrik

Regjistrimet online për klasën e parë dhe të dhjetë vijojnë deri më 31 korrik

Regjistrimet online për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin e ri shkollor do të qëndrojnë të hapura deri më 31 korrik përmes platformës e-Albania.

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, u bëri thirrje prindërve që të mos e lënë procesin për ditët e fundit, por të kryejnë regjistrimin brenda afatit të përcaktuar.

 

"Regjistrimet online në platformën e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta do të qëndrojnë të hapura deri më 31 korrik", u shpreh ministrja.

 

Sipas Kumbaros, ky afat u jep mundësi të gjithë prindërve dhe nxënësve të përfundojnë në kohë procedurat e regjistrimit për vitin e ri shkollor.

 

Procesi i regjistrimeve online ka nisur më 6 korrik dhe zhvillohet tërësisht përmes platformës e-Albania.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy