Nënat e fëmijëve me spektrin autik kanë dalë këtë të mërkurë përpara ministrisë së arsimit për të dorëzuar peticionin për rikthimin e mësuesve mbështetës në shkolla. Teksa fëmijët e tyre që prej 2 javësh nuk frekuentojnë dot mësimin si gjithë nxënësit e tjerë ato i janë bashkuar peticionit me 500 firma.
Prindërit janë detyruar që në shumicën e rasteve të lënë punën për të qëndruar së bashku me fëmijët e tyre në klasa. I tillë është dhe rasti i Valbona Halitit e cila djalin e ka të regjistruar në një nga shkollat e kryeqytetit.
Të demoralizuar nga indiferenca e ministrisë së arsimit të tjerë prindërit bëjnë thirrje për një zgjidhje sa më të shpejtë të këtij problem.
Rreth 1770 fëmijë në të gjithë vendin ende nuk kanë filluar shkollën . Ndërkohë pas dorëzimti të peticionit, ministria e arsimit ka garantuar prindërit se do të punoj për zgjidhjen e problemit duke lënë si afat të fundit për emërimin e mësuesve mbështetës, ditën e premte.



