Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar sot përpos disa vendimeve të tjera miratoi një fond prej 510 240 000 (pesëqind e dhjetë milionë e dyqind e dyzet mijë) lekësh për dy bashki të vendit, që do të shkojnë për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Dy bashkitë që do të përfitojnë këtë fond janë Kamza dhe Kavaja. Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se këto fonde mund të përdoren për shtëpitë e dëmtuara ose njësitë e banimit (pallatet).
Për Bashkinë e Kamzës janë dhënë 163 890 000 milionë lekë, ndërsa për Kavajën është caktuar shuma 346 350 000 milionë lekë.
Ky vendim për dy bashkitë në fjalë, në vendimet e Këshillit të Ministrave, thuhet se hyn menjëherë në fuqi, ndërsa për zbatimin e tij ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtim, ministria e Financave dhe Ekonomisë si dhe Bashkia e Kamzës dhe Kavajës.



