Dy kërkesat e Shoqatës së Transportit Ndërqytetas: Të luftohet informaliteti dhe të na falet taksa e bashkisë! (VIDEO)

Dy kërkesat e Shoqatës së Transportit Ndërqytetas: Të luftohet informaliteti dhe të na falet taksa e bashkisë! (VIDEO)

Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka dy kërkesa, që sipas tyre po dëmton këtë sektor. Kujtim Mema, kreu i shoqatës bëri dy kërkesa, që tha se janë imediate, të luftohet informaliteti dhe të falet taksa e bashkisë.

"Pas fillimit të punës ne shohim që jemi në gjendje të vështirë ekonomike dhe puna jonë nuk ka vlerë financiare. Po dëmtoheni nga transporti informal, shteti na premtoi që do na ndihmonte por nuk po marrim ndihmën e duhur. Informaliteti është në maksimum, sado task forca ka dalë për ta ndaluar, puna është e pakët dhe nuk vlen.

Na është premtuar se do na falet taksa e bashkisë. Ne kemi 5 muaj pa punë dhe nuk kemi para në familjet tona dhe jo më të paguajmë këtë taksë të bashkisë.  Rama ka thënë që taksat do të shtyhen deri në dhjetor, ndërkohë që bashki na i solli zarfin. I kërkoj këshillit bashkiak të ulën dhe të rishikojnë situatën tonë dhe të na ndihmojnë.  Premtimet janë të mëdha për ta ndihmuar sektorin tonë. Jemi duke pritur, por ka gjëra që nuk mund ti presim, sic është informaliteti", tha kreu i shoqatës.

Por Shoqata e Transportit është e ndarë kur bëhet fjalë për çmimin e biletës. Disa prej tyre kërkojnë uljen e TVSH, pasi në të kundërt do të rritet cmimi i biletës, ndërsa disa të tjerë thonë se nuk do të rritet cmimi.

Shoqata bëri të ditur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre do të dalin para bashkisë në protestë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy