Meta: Mbrojtje qytetarëve, ndaj abuzimeve të institucioneve financiare jo banka

Meta: Mbrojtje qytetarëve, ndaj abuzimeve të institucioneve financiare jo banka

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me drejtoren ekzekutive të qendrës “Konsumatori Shqiptar”, Ersida Teliti, për të ndarë disa vlerësime lidhur me shqetësimin e bërë publik, për vendimet jo transparente dhe abuzuese të institucioneve financiare jo banka, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të konsumatorëve.

Meta thotë se Teliti e njohu më konkretisht me veprimet e parregullta të ndërmarra, në mungesë të plotë të transparencës dhe dijenisë për këto detyrime financiare, që po shkaktojnë një tronditje të rëndë ekonomike, sociale dhe psikologjike, duke cenuar cilësinë e jetës së shumë familjeve shqiptare.

“E sigurova se do të ndërmarr të gjitha nismat e duhura, në bashkëpunim me Bankën Qendrore dhe institucionet e niveleve të tjera, në respekt dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të arsyeshme, gjithmonë në interesin e konsumatorëve shqiptarë”, shprehet kreu i shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy