Vogëlushja 2-vjeçare Altea Jubi, prej disa ditësh po lufton me jetën, pasi është djegur në 70% të trupit, niset për trajtim të specializuar në Turqi.
Lajmi u bë i ditur nga vetë kryeministri Rama pak minuta më parë nëpërmjet një statusi në profilin e rin në rrjetin social.
“Vogëlushja në rrezik për jetën nga një djegie e rëndë u nis me avion-ambulancë drejt një klinike të njohur në Stamboll. Lutemi që të kthehet shëndoshë e mirë”, shkruan ai në rrjetin social "Facebook".
Kujtojmë se vogëlushja nga Peqini, u dogj në pjesën më të madhe të trupit pasi ra në një tenxhere me qumësht të valuar.
Pasi u njoh me rastin e vogëlushes që ka prekur opinionin publik, kryeministri i vendit Edi Rama kërkoi informacion të plotë për gjendjen shëndetësore të saj dhe me sa duket ia ka arritur të sigurojë një kurim më të specializuar për të.



