23 gusht, Dita Europiane e kujtimit të viktimave të komunizmit dhe nazizmit

23 gusht, Dita Europiane e kujtimit të viktimave të komunizmit dhe nazizmit

Më 23 gusht  përkujtohet Dita Evropiane e viktimave të nazizmit e të stalinizimit që dënon çdo formë të totalitarizmit.

Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, e njohur si Dita e Shiritit të Zi në disa vende, e cila përkujtohet në 23 gusht, është dita ndërkombëtare përkujtimore e viktimave të ideologjive totalitare, specifikisht regjimeve komuniste si stalinizmi, nazizmi dhe fashizmi.

Më 2 prill 2009 Parlamenti Evropian ka ftuar që 23 gushti  të shpallet ‘Ditë evropiane e përkujtimit të viktimave të Stalinizmit e të Nazizmit’, për të përkujtuar e nderuar në mënyrë të denjë e të paanshme kujtimin e viktimave të dëbimeve dhe asgjësimeve masive”.

Kjo ditë u zgjodh për të përkuar me 23 gushtin 1938, ditën kur u nënshkrua pakti Molotov-Ribentrop ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë Naziste.

Ditën e 23 gushtit Parlamenti evropian e zgjodhi pikërisht për të propozuar Një Ditë Evropiane në kujtim të viktimave të regjimeve totalitare, pa bërë kurrfarë dallimi ndërmjet tyre.

Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare, nuk është vetëm një ditë kujtese por edhe reflektimi për një plagë kombëtare që vijon të sëmbojë, pasi Shqipëria ende nuk e ka tejkaluar atë.

Këtë e konfirmojnë 34,135 shqiptarët e burgosur dhe dënuar për arsye politike, 59,009 qytetarë u internuan në kampe përqendrimi, 7,022 prej të cilëve vdiqën prej trajtimit shatazarak, 984 të vdekur në burgjet e regjimit dhe 6,027 burra dhe gra, djem dhe vajza të ekzekutuar me dhe pa gjyq gjatë diktaturës.
Ndaj sot dhe gjithmonë duhet të nderohen dhe të përkulemi përpara sakrificës së viktimave që shkaktoi diktatura komuniste e Enver Hoxhës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy