Manastirliu-Manja, firmosin marrëveshje për edukimin në shkolla kundër korrupsionit

Manastirliu-Manja, firmosin marrëveshje për edukimin në shkolla kundër korrupsionit

 Përhapja e kulturës së ligjshmërisë dhe qytetarisë së përgjegjshme në shkolla, si mjet për të parandaluar korrupsionin është në fokus të marrëveshjes 3-vjeçare, ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës Italiane në vendi tonë.

Marrëveshja u firmos sot nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci.

“Marrëveshja e re që firmosim sot të tre palët, për këtë projekt, i cili do të zgjasë 3 vite, ka të bëjë me përfshirjen në edukimin qytetar edhe të instrumentave që kanë të bëjnë me ndërgjegjësimin, sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe informacionit që fëmijët duhet të marrin nëpërmjet kurrikulave, leksioneve, seminareve, debateve, mbi çështje që lidhen me fenomene të dëmshme për shoqërinë”, tha ministrja Manastirliu.

“Sot ne vendosëm të ngremë këtë bashkëpunim në një tjetër nivel, me një anagazhim më të madh, për ta shtrirë edukimin në 12 shkolla, në 6 qytete të vendit dhe kemi gjetur gatishmërinë e menjëherëshme të Ministrisë së Arsimit, por edhe partnerët italianë, që mirëpritën kërkesën për të replikuar këtë praktikë në shkallë edhe më të gjerë”, tha ministri Manja.

Promovimi i kulturës së ligjshmërisë në shkolla nisi si një projekti pilot në 4 shkolla të Tiranës, më konkretisht në shkollat “Qemal Stafa”, “Petro Nini Luarasi”, “Asim Vokshi” dhe “Myslym Keta” dhe tashmë do të shtrihet në gjashtë qarqe, më konkretisht, në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, me synim konsolidimin e kulturës së ligjshmërisë dhe qytetarisë së përgjegjshme tek të rinjtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy