8 Marsi në Kosovë shënohet me protestë e festë

8 Marsi në Kosovë shënohet me protestë e festë

Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Për shënim të kësaj dite në Kosovë janë paraparë të mbahen disa aktivitete mes tyre edhe marshi protestues.

Marshi tradicional i kolektivit “Marshojmë, s’festojmë”, organizohet me thirrjet për barazi dhe drejtësi për gratë.

Marshi mbahet nis në orën 12:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundon te ndërtesa e Qeverisë.

Për nder të kësaj dite do të mbahet edhe konferenca e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Me rastin e 8 Marsit Universiteti i Prishtinës, së bashku me Zyrën për Këshillim Gjinor të KFOR-it, organizojnë konferencën me temën “Investo në Arsimim = Investo në Gra”, ndërkohë që Instituti Shkencor kosovaro-suedez mban konferencën me temën “Gruaja dhe paqja”, në të cilinë do të marr pjesë edhe ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas zëvendëskryeministrja për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi, organizon festë të veçantë, në të cilën do të marrin pjesë më shumë se 400 gra nga të gjitha komunitetet e komunës së Prizrenit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësues politikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy